Martohen Dua Lipa dhe Callum Turner
1
Dua Lipa dhe aktori britanik, Callum Turner, raportohet se janë martuar në një ceremoni të thjeshtë ligjore në Londër, të mbajtur të shtunën në mëngjes në Old Marylebone Town Hall.Këngëtarja 30-vjeçare u shfaq me një kostum të bardhë me fund dhe kapele, ndërsa mbante edhe një buqetë me lule të verdha.
Çifti u pa duke dalë dorë për dore nga zyra e regjistrimit. Turner, 36 vjeç, ishte veshur me kostum blu të errët.
Dyshja e bënë publike romancën në vitin 2024, ndërsa më pas konfirmuan fejesën.Në një intervistë të mëparshme, Dua kishte thënë se vendimi për të “plakur së bashku” dhe për të qenë “shokë të përjetshëm” ishte një ndjenjë shumë e veçantë, duke shtuar se kishte nisur të mendonte edhe për fustanin e nusërisë dhe se është “e fiksuar” pas unazës së fejesës.
Pas ceremonisë ligjore në Londër, ata pritet të organizojnë një festë të madhe martese në Itali, në Palermo (Sicili), e cila thuhet se do të zgjasë tri ditë (nga e enjtja deri të shtunën).
Po sipas raportimeve, çifti ka planifikuar detaje luksoze, përfshirë rezervimin e një kati të tërë suitash në hotelin Villa Igiea, gjersa ceremonia mund të zhvillohet në vilën e shekullit XVII Villa Valguarnera në Bagheria.
Në listën e të ftuarve përmenden emra të njohur të muzikës dhe modës, si Elton John, Mark Ronson, Charli XCX, si dhe Donatella Versace e Simon Porte Jacquemus.Gjithashtu, theksohet se Dua mund të veshë një fustan të personalizuar Versace, duke qenë se Donatella Versace thuhet se po punon në dizajn.






