Shpersoj që vera do të të sjellë sërish pranë familjes dhe Kosovës
1
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, e ka uruar Kadri Veselin për ditëlindje përmes një postimi në Facebook.
Ismaili ka shkruar se, edhe pse Veseli nuk është “njeri i formaliteteve”, nuk ka mundur të mos ia urojë ditëlindjen, duke shprehur bindjen se së shpejti ai do të kthehet pranë familjes dhe në Kosovë.
“Edhe pse nuk je njeri i formaliteteve, nuk munda pa ta uruar këtë ditëlindje, me bindjen e plotë se vera do të të sjellë pranë familjes tënde dhe neve sërish bashkë në Kosovë. Urime ditëlindjen, Kryetar! I bëfsh 100 vjet!”, ka shkruar Ismaili.
Ismaili është i angazhuar edhe në ekipin mbrojtës të Kadri Veselit në procesin gjyqësor në Hagë.
Postimi i plotë:

