Blero dhe Eronita bëhen prindër, zbulohen detajet e para
2
Menduat se showbizz-i kishte rënë në qetësi këto ditë? Epo, ja ku vjen një lajm shumë i ëmbël nga një prej çifteve më të përfolura.
Ndonëse jetën e tyre private e kanë mbajtur me shumë fanatizëm larg syrit të publikut kohët e fundit, një gëzim kaq i madh nuk mund të mbahej i fshehtë gjatë.
Blero dhe Eronita sapo kanë nisur kapitullin më të rëndësishëm të jetës, pasi burime të sigurta për Prive By Liberta Spahiu bëjnë të ditur se ata janë bërë prindër ditën e djeshme.
Eronita ka sjellë në jetë një djalë, ndërsa lindja është kryer në Sarajevë, atje ku Blero ka marrë rrugën menjëherë për të qenë pranë familjes së tij në këtë moment magjik.
Tani sytë e të gjithëve janë nga rrjetet sociale. Presim me padurim momentin kur ata ta ndajnë këtë lumturi me publikun dhe, sigurisht, të shuajnë kureshtjen më të madhe të momentit: si e ka emrin vogëlushi? Me jetë të gjatë.