“Tre ditët me fat të qershorit!” Chrysanthi Kalogeri: Qershori ka larmi, surpriza dhe ndryshime të forta – Lajme Big Brother Vip
Një muaj i befasishëm na pret, pohoi astrologia Chrysanthi Kalogeri në emisionin Shije Shtëpie, këtë të premte, më 29 maj, teksa bëri parashikimin e muajit qershor.
“Muaji fillon me Hënën e plotë në datë 31 maj në shenjën e Shigjetarit dhe është një Hënë e plotë që na vë përpara disa ndryshimeve apo ngjarjeve që mund të na befasojnë,
por është një Hënë e plotë,
në vija të përgjithshme, pozitive, ku do të gjejmë mbështetje dhe do të hedhim bazat e planeve afatshkurtra që ne kemi.”
Sipas saj, muaji qershor ka larmi, pasi do të ketë dëshirë për komunikim, për udhëtime,
për lëvizje të vazhdueshme dhe periudha më pozitive e muajit është java e dytë e muajit dhe aty datat 8, 9, 10, ku janë ditë me fat.
“Muaji mbyllet me një Hënë të plotë, më datë 30 qershor dhe do të na vërë përpara disa zhvillimeve jo pozitive. Mund të përballemi me zhgënjime, probleme në marrëdhënie, kështu që evitoni marrjen e vendimeve ato ditë.”
Dashi: Një periudhë e rëndësishme për ju, vazhdoni të ngrini barrën e përgjegjësisë për të qenë sa më të përpiktë dhe të organizuar, por njëkohësisht edhe me këmbë në tokë. Këtë periudhë të parë të muajit, do t’ju preokupojnë udhëtimet, çështjet ligjore, çështjet që kanë të bëjnë me disa vendime që doni të merrni për të ardhmen, të cilat do të funksionojnë pozitivisht për ju. Mund të keni ndryshime në planet tuaja. Periudha do të jetë akoma më e mirë pas datës 13 qershor, megjithatë duhet të jeni të kujdesshëm në sferën financiare gjatë gjithë muajit.
Demi: Periudhë e rëndësishme, shumë aktivë jeni, që është gjë pozitive, mjafton të mos jeni kokëfortë dhe të kujdeseni për veten. Gjatë muajit qershor fokusohuni në sferën financiare dhe në çdo aspekt që ka të bëjë me sigurinë tuaj të brendshme. Do të vazhdoni të keni mbështetjen e njerëzve që ju rrethojnë. Ndërkohë që pas datës 13 qershor një dhuratë mund të vijë në shtëpinë tuaj, do të jeni më afër me të dashurit tuaj. Në fund të muajit mund të stresoheni, por duhet të merrni vetëm anën pozitive, duhet të jeni të kujdesshëm gjatë udhëtimeve dhe të kujdesshëm në komunikim.
Binjakët: Periudhë shumë e rëndësishme për ju, në gjysmën e parë të muajit duhet të fokusoheni në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e çdo lloji, qoftë tek ato personale, por edhe profesionale. Mos merrni vendime të nxituara. Përfitoni në sferën financiare në javën e dytë të muajit. Shumë të kujdesshëm në iniciativat financiare dhe në mbështetjen që ju kërkoni në fund të muajit. Nga fundi i muajit dhe pothuajse për një periudhë të gjatë, kryesisht në ditët e para të korrikut, duhet të jeni shumë të kujdesshëm ju të lindurit në ditët e para të shenjës.
Gaforrja: Muaji i fundit ku mund të përfitoni nga dhuratat e Jupiterit dhe më të favorizuarit jeni ju të lindur në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Përfitoni gjatë gjithë muajit por kryesisht në datat 8, 9 dhe 10 qershor, ku do të keni zhvillime shumë pozitive në çdo fushë të jetës suaj. Mund të gjeni mbështetje nga një person i rrjetit tuaj social, i cili do t’ju japë një shtytje ose një perspektivë për hapat tuaj të mëtejshëm. Kalimi i Afërditës në shenjën e Luanit në datën 13 qershor, krijon shanse shumë të mira edhe për sigurinë tuaj të brendshme, por edhe për sferën financiare. Megjithatë duhet të vazhdoni të jeni të kujdesshëm në sferën profesionale, të jeni sa më korrektë, sa më të përpiktë. Kujdes ju të lindurit në fund të muajit për të shmangur përgjegjësitë, pengesat dhe zhgënjimet.
Luani: Muaji fillon disi bukur për arsye se Hëna e plotë që do të zhvillohet të dielën do të krijojë shanse shumë të mira për jetën tuaj emocionale, për atë pjesë të jetës që ka të bëjë me krijimtarinë, me dashurinë, me fëmijët, në ambiente me miq e shokë, ku të shijoni ditët dhe momentet. Favorizohen planet dhe qëllimet tuaja, ku një pjesë e tyre mund t’i ndryshoni dhe të bëni një fillim të ri. Do të gjeni edhe mbështetje për realizimin e tyre, në pjesën e dytë të muajit. Vazhdoni të jeni shumë aktivë në karrierën tuaj dhe në jetën tuaj sociale, ku atje ndoshta do të jepni edhe një betejë. Mund të ndiheni të lodhur, por kjo do të ekuilibrohet.
Virgjëresha: Ky muaj ju streson pak, por ky stres është rezultativ sepse ka të bëjë me një nxitje që ju jepet me qëllim që ju të jeni sa më aktivë, në karrierën tuaj, në punën tuaj, ku disa i kanë ndjerë këto ndryshime dhe janë në fazën që do t’i bëjnë këto ndryshime. Njëkohësisht duhet të vendosni edhe një ekuilibër mes karrierës, punës por edhe jetës suaj personale dhe jetës suaj familjare duke evituar atë stres që ndoshta mund të jetë më i madh këtë periudhë. Qershori është shumë pozitiv për ju sepse ju ofron shanse në rrjetin tuaj social, pasi mund të gjeni njerëz që t’ju mbështesin në planet tuaja apo financiarisht. Do të bëni një fillim të ri në pjesën e dytë të muajit.
Peshorja: Një periudhë interesante, favorizuese por edhe me disa vështirësi. Hëna e plotë e cila zhvillohet në fund të muajit favorizon planet tuaja, kontaktet me njerëzit, udhëtime apo thjesht për të arritur planet dhe synimet tuaja. Udhëtime interesante do të bëni gjatë muajit qershor dhe horizonte të reja hapen përpara jush. Jeni përpara ndryshimeve që do të realizohen me apo pa dëshirën tuaj, kryesisht ju të lindurit e shtatorit. Nëse disa nga këto ndryshime ju stresojnë, ju vështirësojnë dhe mendoni se jeni në një situatë të vështirë, jo! Ky ndryshim vjen që ju të bëni hapa të tjerë pozitivë përpara, ngaqë ju vetë jeni të pavendosur dhe nuk i bëni, universi do t’ju detyrojë t’i bëni për të mirën tuaj. Kini kujdes në çdo aspekt të jetës suaj në fund të muajit.
Akrepi: Një periudhë e rëndësishme për ju sepse qershori do t’ju ofrojë shanset e fundit për të hapur horizonte të reja në jetën tuaj apo për të hedhur bazat e jetës suaj. Më të favorizuarit jeni ju të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Duhet të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, pasi aty mund të ekzistojnë disa situata provokuese, impulsivitet apo këmbëngulje më e madhe nga ana e të tjerëve e cila mund t’ju krijojë nervozizëm. Ju strategjinë dini ta përdorni shumë mirë, kështu që mund t’i zgjidhni gjërat me lehtësi dhe në favorin tuaj. Kini kujdes në sferën financiare, ku atje do të keni ndryshim. Do të favorizoheni në jetën tuaj sociale por më kujdes.
Shigjetari: Hëna e plotë e cila zhvillohet në shenjën tuaj të dielën vendos fokusin tek jeta juaj, tek ju. Do të jeni përpara disa dilemash dhe ndryshimesh që kanë të bëjnë me marrëdhëniet tuaja, por ndoshta kanë të bëjnë edhe me punën dhe familjen tuaj, pra do të ndikohen akset kryesore të jetës suaj. Mbroni dhe ruani marrëdhëniet tuaja ju të lindurit në muajin nëntor. Kjo Hënë e plotë ju krijon bazat e një plani krijues ose për të zgjidhur çështje që kanë të bëjnë me fëmijët, me sferën financiare dhe me jetën tuaj në përgjithësi, ku nga kjo zgjidhje do të ndiheni të çliruar. Do të gjeni mbështetje financiare gjatë muajit qershor. Kujdes me financat në fund të muajit.
Bricjapi: Jeni përpara një situate që ju streson, ju stresojnë çështje familjare apo çështje që kanë të bëjnë me jetën tuaj sociale. Megjithatë në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve keni shanse shumë të mira gjatë gjithë muajit qershor, sidomos ju të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Për të gjithë ju, do të keni zhvillime edhe në sferën financiare, ku do të paraqiten shanse për bashkëpunime financiare të reja, në të cilat duhet të jeni të kujdesshëm me zgjedhjet që do të bëni, edhe pse ju s’jeni njerëz që nxitoheni. Mund të filloni punë të re dhe jini shumë të kujdesshëm.
Ujori: Periudha duket sikur është shumë pozitive për ju. Do të jeni shumë aktivë në jetën tuaj sociale por edhe në jetën tuaj emocionale, ku do të paraqiten shanse dhe persona të rinj. Qershori krijon gjithë shanset për të bërë ndryshime në punë, në shtëpi, në familje. Një fillim i ri dhe i bukur në përditshmërinë tuaj. Jini të kujdesshëm për shëndetin tuaj dhe në përgjithësi.
Peshqit: Jeni edhe ju një nga shenjat ku qershori do t’ju stresojë pak, por ky stres është frytdhënës. Kjo vjen që ju të vendoseni në një nxitje me qëllim që të bëni hapa përpara. Hapat që bëni tani edhe pse në disa raste mund të kenë vështirësitë e tyre, në fakt keni dalë nga vështirësitë e mëdha. Gjithë periudha e mëparshme dhe kjo periudhë tani ka si qëllim përparimin dhe evoluimin tuaj dhe ka si qëllim që ju të gjendeni atje ku ju duhet të gjendeni. Përfitoni nga qershori në maksimum sepse do t’ju sjellë momentet e fatit. Java e dytë është shumë pozitive për të gjithë ju dhe sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Jini shumë të kujdesshëm në sferën financiare, në mbështetjen e ndihmën që do të kërkoni ose në hapat që ju do të hidhni. Do të keni ndryshime edhe në punë edhe në familjen tuaj.