Mateo dhe Brikena vulosin ndarjen e tyre/ Çfarë u bë shkak? – Lajme Big Brother Vip

May 28, 2026


Marrëdhënia mes Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit, të cilët pak kohë më parë ishin në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të unazave të shfaqura në “She’s on Top”, duket se ka pësuar një krisje të fortë.

Lëvizjet e tyre të fundit në rrjetet sociale kanë nxitur diskutime të shumta te ndjekësit për një ndarje të mundshme të çiftit.

Dyshimet janë përforcuar pasi dyshja ka vendosur të fshijë të gjitha fotot e përbashkëta që kishin në profilet e tyre zyrtare.

Përveç pastrimit të imazheve, Mateo dhe Brikena janë hequr plotësisht edhe nga lista e ndjekësve të njëri-tjetrit, duke ndërprerë kështu çdo komunikim në këtë platformë.

Ajo që ka shtuar edhe më shumë bindjen e ndjekësve për një fund të historisë së tyre ka qenë një postim i fundit i Brikenës në Instastory.

Ajo ka shpërndarë një sfond të zi të shoqëruar vetëm me një emoji të një zemre të thyer, pa dhënë asnjë shpjegim apo tekst shtesë. Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka bërë një reagim publik për të sqaruar se çfarë u bë shkak për këtë vendim.



Source link