Del fotoja e parë: Thuhet se ky është partneri 35-vjeçar i Mimoza Ahmetit – Lajme Big Brother Vip

May 28, 2026


Një fotografi e shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale ka ndezur rrjetin, e cila ka të bëjë me jetën private të Mimoza Ahmetit.

Në imazhin në fjalë, poetja shihet e shoqëruar nga një djalë i ri, çka ka mjaftuar që ndjekësit në komente të aludojnë se bëhet fjalë për Leon, personazhin e përfolur shpesh gjatë qëndrimit të saj në garë.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar apo deklaratë nga rrethi i afërt i autores që vërteton identitetin e personit në foto apo natyrën e marrëdhënies mes tyre.

Emri i Leos është përmendur disa herë nga vetë Mimoza gjatë debateve dhe bisedave ditore në fermë, gjë që ka rritur kureshtjen e publikut, por pa dhënë detaje konkrete.

Ndjekësit në platformat sociale mbeten të ndarë në qëndrimet e tyre, ku një pjesë e konsideron imazhin si zbulim të partnerit, ndërsa të tjerë theksojnë se mund të jetë thjesht një mik apo bashkëpunëtor i saj.

Detajet rreth këtij raporti pritet të sqarohen vetëm pas përfundimit të rrugëtimit televiziv të poetes.



Source link