Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej, zbulohet data
3
Dasma e vitit në shoubizin botëror po ndodh më shpejt nga sa pritej.
Sipas një raportimi ekskluziv nga e përditshmja e njohur italiane “La Repubblica”, ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, dhe partneri i saj, aktori britanik Callum Turner, do t’i japin fund beqarisë këtë fundjavë, pikërisht mes datave 5 dhe 7 qershor.
Gjithçka është organizuar në fshehtësi të plotë, pasi fillimisht përflitej për një datë tjetër, por çifti ka vendosur ta ndryshojë planin duke e afruar ceremoninë për ditët në vijim. Lokacioni i përzgjedhur është Bagheria, një qytet historik dhe përrallor i rrethuar nga arti, që ndodhet në periferi të Palermos, në Sicili të Italisë.
Ceremonia kryesore e martesës do të zhvillohet në ambientet mbresëlënëse të “Villa Valguarnera”, një rezidencë historike magjepsëse e shekullit XVIII. Për të garantuar privatësinë e çiftit dhe të ftuarve VIP, janë marrë masa të rrepta sigurie dhe hermetizëm total, ku vetëm dy katet e suajtave të hotelit luksoz me pesë yje “Rocco Forte” janë rezervuar tërësisht për këtë ngjarje.
Makineria organizative tashmë është në punë e sipër në Sicili për të pritur të ftuarit ilustrë, ndërsa detajet po mbahen me diskrecionin më të madh. Ky hap i rëndësishëm vjen pas një romance intensive dhe mjaft të komentuar mes këngëtares dhe aktorit, të cilët kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave rozë në mbarë botën.