Nis protesta në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut

May 26, 2026


Ka nisur në Tiranë protesta në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët vazhdojnë të kërkojnë të drejtën për ta zhvilluar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, grumbullimi i studentëve shqiptarë nisi në sheshin “Skënderbej”, për ta vazhduar marshimin drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut.

Me thirrjen “Ne jemi bashkë”, studentët po zhvillojnë protestën në Tiranë, si një përgjigje kundër autoriteteve maqedonase, të cilat nuk i lejuan t’i bashkoheshin studentëve shqiptarë në Maqedoni në protestën e tyre në Shkup pak ditë më parë.




Source link