Mbrëmja e djeshme e spektaklit në “Ferma VIP” po ndiqet nga një tjetër situatë prapaskenash jashtë shtëpisë.
Pas letrës ku Indri ndërpreu marrëdhënien me Vanesën live gjatë emisionit, ka ardhur një reagim mjaft i koduar nga ish-konkurrentja Malbora Gurra, e cila ka lënë të kuptohet se disponon materiale për të.
Gjithçka ka nisur nga një postim i opinionistit Meridian Ramçaj në rrjetet sociale, i cili ka pyetur hapur Malborën nëse ka në dorë fakte të paekspozuara më parë.
“Malbora Gurra, a ke ndonjë të vërtetë për Indrin apo ndonjë foto/video që s’e dimë ne? Se më duket sikur ke materiale rezervë për finale”, ka shkruar Meridiani.
Përgjigjja e Malborës ka qenë e menjëhershme, duke ripostuar shkrimin dhe duke shtuar vetëm fjalët: “…Arkiv për finale!!”.

Ky paralajmërim vjen në një moment mjaft delikat për Indrin, i cili po përballët me kritika të shumta në rrjet për mënyrën se si zgjodhi t’i jepte fund lidhjes së tij.
Deklarata e ish-banores për ekzistencën e fotove apo videove që po ruhen për natën e finales ka nxitur diskutime të shumta mes ndjekësve, të cilët presin të shohin se çfarë do të zbulohet rreth lojës apo jetës private të konkurrentit.