Ja kush konkurrent u eliminua mbrëmë nga Ferma VIP

May 26, 2026


Mbrëmja e djeshme ka sjellë një tjetër largim të papritur nga gara për çmimin e madh në “Ferma VIP”.

Pas njoftimit të datës së finales dhe dënimit të Ilirit, radha ka qenë për procesin e eliminimit, ku votat e publikut kanë përcaktuar ndërprerjen e rrugëtimit për Blerinën.

Pasi Arbana Osmani ka lexuar zarfin zyrtar me emrin e saj, Blerina ka mbajtur një qëndrim të prerë përpara se të linte ambientet e emisionit. Ajo ka zgjedhur të falenderojë vetëm Arbanën dhe produksionin për mundësinë që i dhanë për të qenë pjesë e kësaj eksperience televizive.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Blerina ka surprizuar të pranishmit duke u larguar drejt studios pa takuar asnjë prej fermerëve të tjerë, duke lënë të kuptohet se marrëdhëniet e ngrira me një pjesë të kastit kanë mbetur të tilla edhe në momentin e fundit.



Source link