Agai nuk e toleron, merr këtë vendim ndaj Ilirit pér ofendimet drejt Mozës
Përplasjet e fundit verbale dhe fjalori i përdorur nga Ilir Shaqiri ndaj Mimoza Ahmetit kanë sjellë penalizimin e tij të menjëhershëm nga produksioni i “Ferma VIP”.
Gjatë mbrëmjes së spektaklit, moderatorja Arbana Osmani ka lexuar vendimin zyrtar të Agait, i cili ka marrë masa disiplinore pas gjuhës fyese dhe kërcënuese të shfaqur në debatin e fundit.
Sipas zarfit të lexuar në studio, sjelljet e balerinit kanë rënë ndesh me parimet bazë të programit, etikën e bashkëjetesës dhe standardet e respektit ndaj publikut.
Si pasojë e kësaj thyerjeje të rregullores, Iliri është zhvendosur nga ambientet e zakonshme të lojës.
Në ditët në vijim, Ilir Shaqiri nuk do të lejohet të jetojë as në shtëpinë e fermës, as te fakiri dhe as te stalla, por do të izolohet brenda një çadre të pozicionuar në ambientet e jashtme.
“Agai ka ndjekur me shqetësim situatat e krijuara përgjatë ditës së djeshme me gjuhën e papërshtatshme, fyese dhe kërcënuese të përdorur nga Iliri gjatë debatit me Mimosën. Ofendime të tilla bien ndesh me parimet bazë të programit, me etikën e bashkëjetesës, si dhe me standardet e respektit që i detyrohemi publikut. Për këtë arsye… në ditët në vijim, Ilir Shaqiri nuk do të jetojojë as në fermë, as tek fakiri… dhe jo, as te stalla. Do të shohësh në ekran vendin ku do të qëndrosh në këto ditë, Ilir. Iliri do të jetojë në këtë çadër. Por, ky do të jetë paralajmërimi i fundit për Ilirin dhe për këdo që si Iliri fyen, kërcënon dhe përdor gjeste… dhe përdor gjuhë të papërshtatshme.”
Produksioni e ka cilësuar këtë si paralajmërimin e fundit për të dhe për çdo konkurrent tjetër që përdor gjuhë të papërshtatshme apo bën gjeste kërcënuese, duke bërë të qartë se përsëritja e situatës do të çojë në përjashtim.