Pas leximit live të letrës ku Indriti i dha fund marrëdhënies së tyre, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga Vanesa.
Përmes një shkrimi të gjatë në profilin e saj në Instagram, ish-banorja ka sqaruar ndjekësit për qëndrimin e saj dhe ka zbuluar prapaskenat e produksionit lidhur me ftesën për të qenë e pranishme në studio.
Vanesa ka treguar se mosardhja e saj në *Prime* ka qenë një vendim i qëllimshëm, pasi kishte kuptuar paraprakisht strategjinë që po përdorej me këtë situatë.
“Ky postim është për të gjithë ju që më keni ndjekur dhe më keni mbështetur në rrugëtimin tim. Gjatë gjithë këtyre ditëve nuk kam reaguar, pasi kam pritur që hijet e mia të dyshimit të vërtetohen. Kam qenë e sinqertë që prej fillimit dhe do të jem e tillë deri në fund. Ata që e kanë kuptuar karakterin tim kanë përfituar nga ndjenjat reale, duke ushqyer narrativën që u leverdis. Sonte nuk do të jem pjesë e Prime, pasi e kam kuptuar përmbajtjen e letrës, si është ideuar dhe përse më është kërkuar me ngulm të jem prezente. Nuk kam premtuar në asnjë moment që do të jem prezente ditën e sotme.”
Më tej, ajo ka zbuluar edhe kërkesat e bëra nga produksioni gjatë ditëve të kaluara, të cilat i ka refuzuar për të mos u bërë pjesë e skenarëve televizivë.
“Ditën e premte më është kërkuar të bëj një ballafaqim me Klevisën dhe Sarën dhe, pasi e refuzova një gjë të tillë, më është treguar për ekzistencën e letrës. Askush nuk mund të bëjë lojë nën petkun e vajzave. Me shumë sinqeritet dhe mirënjohje për të gjithë ju, Vanesa dhe management.”>