“Djali po flet falë ndihmës së Pandorës” – fjalët e Selvijes përlotin këngëtaren (VIDEO)
Këngëtarja e njohur Pandora ka ndarë një rrëfim prekës gjatë intervistës së saj në emisionin 1 Kafe me Labin, ku ka folur për raportin me familjen e të ndjerit Shpat Kasapi.
Artistja tregoi se me Shpatin njiheshin prej afro 20 vitesh, ndërsa bashkëshorten e tij, Selvije Kasapi, nuk e kishte takuar kurrë më parë.
Sipas Pandorës, gjithçka nisi pas një telefonate nga një shoqe e përbashkët, e cila i kërkoi ndihmë për t’i qëndruar pranë familjes në një periudhë të vështirë.
Këngëtarja pranoi se në fillim kishte ndier shumë keqardhje për Selvijen, pasi sipas saj ajo ishte gjykuar padrejtësisht nga shumë njerëz pas humbjes së bashkëshortit.
Megjithatë, pas takimit dhe bisedës me të, Pandora tha se krijoi një përshtypje krejt tjetër.
Ajo e cilësoi Selvijen si një grua jashtëzakonisht të fortë dhe të përkushtuar ndaj familjes së saj.
“Lum ai djalë për nënën që ka,” – u shpreh artistja, duke folur për vogëlushin Roel Kasapi.
Në shenjë dashurie dhe mbështetjeje, Pandora zbuloi gjithashtu se i ka kushtuar një këngë Roelit, të cilën e interpretoi për herë të parë premierë gjatë emisionit.
Rrëfimi i saj ka prekur publikun dhe ka marrë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë vlerësuar fjalët e ngrohta për familjen e këngëtarit të ndjerë