Daut Beqiri me premtim të madh: Në Haraçinë do të ngrihen përmendore të heronjve tanë, rrugët do të mbajnë emra dëshmorësh


☕️ Në qendër të Haraçinës, aty ku shumë shpejt do të rrahë zemra e historisë sonë!

Këtu, ku sot po pi një kafe me bashkëvendasit e mi, nesër do ta kemi Sheshin “07 Gushti”, sheshin e kujtesës, nderit dhe lavdisë.

Në këtë vend do të përjetësohen emrat e heronjve tanë: Komandant Telit (Lefter Koxhaj), Arben Bajrami, Abaz Beqiri, Ndriçim Koxhaj dhe Pajtim Roci.

Këtu do të ngrihet përmendorja e tyre, që çdo brez të dijë se liria nuk u dha, por u fitua me gjak!

Dhe jo vetëm kaq, në 100 ditët e para të mandatit tim, në mbledhjen e dytë të Këshillit Komunal, do të formohet komisioni për emërtimin e rrugëve dhe lagjeve të Haraçinës.

Edhe rrugicat që sot mbajnë numra, shumë shpejt do të mbajnë emra dëshmorësh, mësuesish dhe personaliteteve që dhanë dritë e lavdi Haraçinës!



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *