Xhirimet e fundit të spektaklit të humorit “Portokalli” kanë sjellë jo pak surpriza, por ajo që ka marrë më shumë vëmendje në rrjet lidhet me praninë e dy emrave shumë të komentuar të reality show-ve shqiptare: Luiz Ejllit dhe Klodian Mihajt.
Në episodin që pritet të transmetohet këtë javë, e ftuar speciale ishte ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj. Mirëpo, atmosfera më interesante duket se është krijuar jashtë skenës, aty ku kamerat kanë kapur momente nga prapaskena.
Një video që po qarkullon në TikTok dhe Instagram tregon Luizin dhe Klodin së bashku në ambientet e “Portokallisë”, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Për Luizin, prania aty nuk është diçka e pazakontë, pasi ai shfaqet shpesh pranë Kiara Titos, e cila moderon programin humoristik.
Ajo që ka ngjallur më shumë diskutime është ardhja e Klodianit në Tiranë. Ish-banori i BBVK ka qenë pranë Elijonës gjatë gjithë xhirimeve, duke shtuar edhe më shumë aludimet për një romancë mes tyre.
Prej javësh, fansat po spekulojnë për një lidhje të mundshme romantike mes Klodit dhe Elijonës, ndërsa afrimiteti i tyre i fundit vetëm sa i ka shtuar dyshimet në rrjet.