Rogerti dhe Labinot Rexha bashkojnë forcat, çka po kurdisin pas Big Brother?
3
Rogerti dhe Labinot Rexha kanë ngritur dyshimet për një bashkëpunim të ri muzikor.
Dyshja kanë publikuar një fotografi së bashku nga Rahoveci, duke lënë të kuptohet se diçka e re po vjen për fansat e tyre.
Edhe pse nuk kanë zbuluar shumë detaje, ndjekësit menjëherë kanë nisur aludimet për një projekt muzikor që pritet të publikohet së shpejti.
Kujtojmë se të dy morën vëmendje të madhe gjatë kohës sa ishin pjesë e formatit “Big Brother”, duke u kthyer në emra shumë të komentuar në rrjet.
