Momente paniku për yllin botëror të muzikës, Rihanna. Shtëpia e saj luksoze në Beverly Hills është bërë shënjestër e një sulmi me armë zjarri mesditën e së dielës.
Sipas raportimeve të policisë, një grua rreth të 30-ave ka ndaluar makinën e saj jashtë shtëpisë së këngëtares dhe ka shtënë 7 herë drejt pronës përpara se të largohej me shpejtësi.
Burime policore konfirmuan se Rihanna ndodhej brenda vilës në momentin e ngjarjes, por fatmirësisht as ajo dhe askush tjetër nuk ka mbetur i lënduar. Në vendngjarje, oficerët gjetën gëzhoja të një pushke sulmi.
E dyshuara u lokalizua dhe u arrestua rreth 12 km larg shtëpisë së këngëtares, ndërkohë që identiteti i saj ende nuk është bërë publik.
Kujtojmë se Rihanna është nënë e tre fëmijëve me partnerin A$AP Rocky, vajzën e lindur shtatorin e kaluar dhe dy djemtë, Riot dhe RZA.