Plagoset Harbim Vitija, i njohur me nofkën “Plaku” – u qëllua në kokë brenda një kafiterie

May 14, 2026


Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sonte, ku cak i sulmit dyshohet se ka qenë Harbim Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”.

Sipas informacioneve të siguruara nga burime të besueshme pranë hetimit, dy persona të maskuar kanë hyrë në një kafiteri dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Si pasojë e të shtënave, Vitija është goditur në kokë dhe ka pësuar plagë të rënda trupore. Ai është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor dhe ndodhet në Emergjencë, ndërsa gjendja e tij raportohet serioze.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, të cilët pas sulmit janë larguar në drejtim të panjohur.

Motivet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura.

Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë

 






Source link