Muhamet Bërbatovci – Meti me këngën e re prek ndjenjën e dashurisë dhe mallin që nuk shuhet kurrë]
19
Këngëtari tashmë i mirënjohur dhe shumë i pëlqyer i skenës sonë muzikore, Muhamet Bërbatovci – Meti, ka publikuar sot projektin e tij më të ri muzikor me titull “Malli për nënën”, i cili vjen i shoqëruar edhe me videoklip.
Dihet se këngët kushtuar nënës janë ndër krijimet më të ndjera në muzikën shqiptare, pasi përmes tyre shprehen dashuria, sakrifica dhe mirënjohja. Shumë artistë i kanë dedikuar këngë nënës, duke sjellë hite të paharrueshme që prekin zemrat e publikut.
Pa dyshim, edhe kënga më e re e Metit, “Malli për nënën”, prek thellë ndjenjat për personin më të dashur në jetë. Kjo falë melodisë së ndjerë dhe tematikës emocionuese që trajtohet përmes tekstit.
Siç shprehet edhe vetë këngëtari, dashuria për nënën është e madhe dhe e pazëvendësueshme, po aq sa edhe malli dhe dhimbja për humbjen e saj. “Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj krijoi nënat”, është mesazhi që përcjell kënga.
Meti thotë se dashuria e nënës nuk vjetrohet kurrë, ndërsa mungesa e saj vetëm sa shtohet me kalimin e kohës. Pikërisht ky motiv e frymëzoi artistin që të realizojë këtë projekt të veçantë dedikuar nënës,një këngë po aq të veçantë sa vetë figura e saj.
Ju kujtojmë se Muhamet Bërbatovci – Meti është i njohur për hitet e shumta që arrijnë shpejt qindra mijëra klikime, si dhe për angazhimet e tij në mbrëmje muzikore, dasma dhe ahengje të ndryshme kudo ku jetojnë shqiptarët.
Këtë herë, Meti vjen me një surprizë ndryshe dhe mjaft emocionale.
Dëgjim të këndshëm!