“Dermo By Simoneta” sjell risi në estetikë, Simoneta Bajrami specializohet në dermokirurgji
1
Nga Ferizaj në Milano: Simoneta Bajrami mes profesionistëve të estetikës dhe kirurgjisë plastike
Simoneta Bajrami vazhdon të konsolidojë emrin e saj si një nga profesionistet më të njohura në fushën e estetikës në Kosovë, falë përkushtimit, inovacionit dhe standardeve të avancuara që ka sjellë ndër vite në klinikën e saj “Dermo By Simoneta” në Ferizaj.

Klinika që ajo drejton ofron një gamë të gjerë shërbimesh estetike dhe dermatologjike, duke u shndërruar në një nga adresat më të frekuentuara për trajtime moderne estetike në vend.
Së fundmi, Simoneta Bajrami ka bërë të ditur një tjetër arritje profesionale, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku njoftoi se ka praktikuar për herë të parë dermokirurgjinë, respektivisht kirurgjinë plastike, pas specializimit të saj në trajtime estetiko-invazive.
“Sot kam praktikuar për herë të parë Dermokirurgjinë (Kirurgji Plastike), meqë rast jemi specializuar për të kryer trajtime estetiko-invazive”, ka shkruar Bajrami.

Ajo gjithashtu ka treguar se ka merr pjesë në Kongresin Internacional të Estetikës në Milano të Italisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në industrinë e estetikës, dermatologjisë dhe kirurgjisë plastike.
Sipas saj, programi i këtij kongresi përfshin njohuritë dhe risitë më të avancuara në botën e estetikës, dermatologjisë dhe kirurgjisë plastike, duke krijuar mundësi për shkëmbim përvojash dhe avancim profesional me ekspertë ndërkombëtarë të kësaj fushe.
Me angazhimin e vazhdueshëm në ngritjen profesionale dhe sjelljen e teknikave më moderne estetike, Simoneta Bajrami po vazhdon të jetë një nga emrat më të spikatur në industrinë e estetikës në Kosovë.
