Luiz Ejlli tregon ngjarjen më të çuditshme dhe qesharake në jetë

May 13, 2026


Këngëtari Luiz Ejlli ka ndarë së fundmi me ndjekësit një moment që e ka bërë të qeshë shumë.

Përmes Instastory, ai ka treguar një situatë të pazakontë që ka ndodhur në një kafene lagjeje.

Sipas rrëfimit të tij, një person i moshuar kishte hyrë në lokal dhe kishte ndezur cigaren brenda ambientit. Kamarieri i ishte drejtuar duke i thënë se nuk lejohej duhani në lokal, shkruan “Kosovarja”.

Më pas, Luiz Ejlli ka treguar edhe përgjigjen që mori kamarieri nga i moshuari: “Pihet, pihet, a nuk po më shikon?”. Këngëtari e ka përmbyllur rrëfimin duke shkruar se kishte “vdekur me lot” nga e qeshura.






Source link