U kënaqa që fitoj Selin!
3
Egli Tako ka komentuar së fundmi edicionin e 5-të të Big Brother VIP Albania, duke ndarë mendimet e saj për produksionin, kastin dhe fituesen e këtij sezoni. Ish-finalistja u shpreh se, pavarësisht angazhimeve të shumta, e ka ndjekur programin aq sa ka pasur mundësi, pasi sipas saj është e vështirë t’i shpëtosh fenomenit të Big Brother-it.
Në një intervistë për emisionin Wake Up, Egli vlerësoi maksimalisht punën e produksionit këtë vit, duke e cilësuar si një nga më të mirët që janë parë ndonjëherë në mediat shqiptare.
“E pashë. Patjetër që e pashë. E kam thënë është e pamundur t’i shpëtosh Big Brother-it. E kam parë me aq sa kam pasur mundësi se edhe 24/7 është e pamundur, edhe për dikë që nuk ka angazhime”, tha ajo.
Sipas Egli Takos, momentet më të rëndësishme të spektaklit kanë qenë të pamundura për t’u shmangur, sidomos për shkak të viralitetit që kanë marrë në rrjetet sociale.
“Pikat kryesore, ato që marrin viralitet në rrjete sociale, padyshim. Produksioni këtë vit ka qenë i jashtëzakonshëm, kemi parë ca çudira këtë vit që nuk i kishim parë ndonjëherë, për këtë bën diferencën. Për sa i përket kastit, mund të them, mund të ishte edhe më mirë. Marrë parasysh produksionin gjigant”, u shpreh ajo.
Megjithatë, Egli theksoi se është ndier e lumtur për triumfin e Selin Bollati.
“Nuk ishte bërë kurrë diçka e tillë në mediat shqiptare. U kënaqa që fitoj Selin”, shtoi ndër tjerash.