“Zemra plot, sot”, Ramush Haradinaj uron Luanin për martesën, shpërndan fotografi nga ceremonia

May 2, 2026


Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka ndarë në Facebook disa fotografi nga dasma e Luan Haradinaj, djali i Shkelzen Haradinaj, e cila u mbajt të premten.

Krahas imazheve nga ceremonia, Haradinaj ka përcjellë edhe një mesazh të shkurtër urimi: “Urime martesën Luani i Shkëlzenit. Zemra plot, sot! Faleminderit për urimet e juaja, gëzime paçi në jetë!”, duke ndarë emocionet për këtë moment familjar.

Në dasmë kanë qenë të pranishëm edhe figura të njohura të familjes Haradinaj.

Në mesin e tyre janë parë Anita Haradinaj, si dhe Daut Haradinaj me bashkëshorten e tij, Lola Haradinaj.

Në disa prej fotografive të publikuara nga Haradinaj shihet edhe Rifat Jashari, duke i dhënë një dimension më të gjerë kësaj ngjarjeje festive familjare. /Telegrafi







Source link