I dehur dëbon gruan dhe tre fëmijët nga shtëpia në Krushë të Madhe – përfundon në ndalim policor
2
Një rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 1 maj 2026 rreth orës 18:05, ndërsa rasti është iniciuar nga hetuesit, pas raportimit të incidentit.
I dyshuari B. G., rreth 46-vjeçar, në gjendje të dehur nga alkooli (0.59 promila), pasi është kthyer në shtëpi, ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, H. G., rreth 39-vjeçar, duke e larguar nga shtëpia së bashku me tre fëmijët e tyre.
Pas ndërhyrjes së Policisë dhe veprimeve hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është vendosur që ndaj të dyshuarit të shqiptohet ndalim policor për 48 orë.
Rasti po trajtohet si “Dhunë në familje” në procedurë të shpejtë.
Hetimet janë në vazhdim.