FFK vendos për dy ndeshjet e mbetura, do të luhen të hënën


Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë vendimin që dy ndeshjet e mbetura të xhiros së parë të Superligës të zhvillohen të hënën, më 18 gusht.

Këto duele ishin shtyrë për shkak të angazhimeve të klubeve si Drita dhe Ballka në garat evropiane.

Ndeshjet që do të luhen janë Gjilani – Ballkani dhe Ferizaji – Drita.

Fillimisht në orarin e dërguar klubeve ishte paraparë që këto ndeshje janë shtyrë, derisa në emailin e dërguar më vonë është konfirmuar se këto dy takime janë shtyrë për ditën e hënë më 18 gusht.

Të gjitha palët përfituese janë njoftuar për ndryshimin e orarit dhe datës së ndeshjeve.



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *