Lajme të gëzueshme vijnë për familjen Kelmendi! Blerina, motra e reperit të njohur Besart Kelmendi, i njohur gjerësisht për publikun si Gjesti, është fejuar.
Ndonëse Blerina ka zgjedhur shpesh të ruajë një profil më privat dhe larg zhurmës së madhe mediatike, ky moment i rëndësishëm në jetën e saj nuk mund të kalonte në heshtje, falë dashurisë dhe vigjilencës së jashtëzakonshme të fansave të vëllait të saj.
Kanë qenë pikërisht admiruesit më të zjarrtë të artistit ata që e kanë bërë këtë ngjarje akoma më të veçantë.
Siç shihet qartë edhe nga pamjet e publikuara, Blerina është surprizuar me një buqetë me lule, brenda së cilës fshihej një letër nga një faqe e dedikuar për reperin (@entertainment.gjest).
Në këtë mesazh, ata jo vetëm e urojnë Blerinën (të cilën e thërrasin me përkëdheli “Liniii”) për fejesën, por gjithashtu shprehin dashurinë dhe mbështetjen e tyre të pakushtëzuar për të gjithë familjen.
“Liniii ❤️ Urime fejesën me djalin e zemrës shpresojmë shumë që prania e tij ta ketë bërë jetën sado pak të lumtur! Jemi shumë krenarë për ty, për vajzën e fortë që je, për shembullin e një motre & të një vajze të pathyeshme!” — nis letra dedikuar asaj.
Më pas, mesazhi mbyllet me nota humori dhe me një kerkesë të veçante per Gjestin:
“Ti e di që ne ju duam shumeeeeee dhe do jemi gjithmonë në mështetjen tuaj si familje! Ju kemi në zemër! Na e perqafo kingin hahaha. Love you!! Mbështetesit e Gjestit”
Screenshot