Caktimi i datës së zgjedhjeve, fillon takimi i Haxhiut me përfaqësues të partive politike

April 30, 2026


Ka filluar takimi i ushtruesës së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, me përfaqësuesit e partive politike, për të diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Takimi ka filluar në orën 15:00 në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Në takim me Haxhiun i pranishëm është lideri i PDK-së Bedri Hamza, Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Ndërkaq në takim janë të pranishëm dhe përfaqësues të partive minoritare.

Ndryshe, ky takim po zhvillohet pas dështimit për zgjedhjen e presidentit të vendit






Source link