Fustani i kuq i Loredanës, zgjedhja perfekte për maturante
10
Loredana ka tërhequr gjithë vëmendjen në rrjetet sociale me paraqitjen e saj të fundit elegante. Ajo publikoi disa fotografi e veshur me një fustan të kuq që u komentua menjëherë nga ndjekësit.
Modeli unik i fustanit dhe prerjet moderne e bënë dukjen e saj të veçantë. Ngjyra e kuqe i dha edhe më shumë shkëlqim paraqitjes së modeles.
Ky stil po konsiderohet si frymëzim ideal për maturantet që ende po kërkojnë fustanin perfekt për natën e maturës. Shumë komente vlerësuan elegancën dhe thjeshtësinë e kombinimit.
Loredana vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar sa i përket modës dhe paraqitjeve publike, duke marrë gjithmonë vëmendje me stilin e saj unik, shkruan Kosovarja,
