Olivia Rodrigo “çmend” New York-un, vëmendja tek detajet intime
20
Këngëtarja e famshme, Olivia Rodrigo, 23-vjeçare u shfaq me një fustan transparent me pika, duke vënë në pah linjat e saj dhe duke zbuluar të brendshmet e zeza poshtë modelit provokues.
Olivia dukej mahnitëse me fustanin e zi të zbukuruar me pika të bardha, i cili kishte një dekolte katrore me detaje dantelle dhe mëngë elegante të fryra.
Ajo e kompletoi dukjen me një palë taka të kuqe të holla dhe një çantë të vogël të kombinuar në të njëjtën ngjyrë.
Me flokët e saj të gjata brune të stiluara me onde, interpretuesja e hitit “good 4 u” shtoi një gjerdan të gjatë të artë me detaje në formë pendësh.
Olivia u duk në humor të mirë, teksa buzëqeshi për fansat që e prisnin jashtë, përpara se të shoqërohej nga sigurimi brenda restorantit për darkën.
