Ja ku po e shijojnë dashurinë e tyre Matoe dhe Brikena
1
Dy ish-pjesëmarrësit e Big Brother VIP Albania, Mateo dhe Brikena, po vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të formatit, pasi marrëdhënia e tyre duket se ka vazhduar edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Dyshja ka publikuar së fundmi një video në Instagram, ku shfaqen të buzëqeshur dhe të relaksuar teksa udhëtojnë me makinë, duke kaluar momente të qeta në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Pamjet kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët prej kohësh kanë spekuluar nëse raporti i tyre ishte pjesë e lojës apo një lidhje e vërtetë. Postimi i fundit duket se ka forcuar bindjen se mes tyre ekziston një marrëdhënie reale që po vazhdon edhe pas daljes nga formati.