Këto janë dy kandidatet e Vetëvendosjes për presidente, ja kush janë zonjat
2
Por, kush është Hatixhe Hoxha?
Hatixhe Hoxha, është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti 2010. Përveçse ka shërbyer si anëtare e Kryesisë dhe anëtare e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në vitin 2017. Ajo ka qenë kandidate për deputete në listën e VV-së për zgjedhjet parlamentare. Aktualisht, ajo mban pozicionin e anëtares së Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti.
Ajo ka përfunduar studimet bazë dhe magjistraturën në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ku është edhe në përfundim të studimeve të doktoratës.
Përveç angazhimit si ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, Hoxha ka një përvojë të gjatë si mësimdhënëse, gazetare dhe lektore.
Kush është Feride Rushiti?
Feride Rushiti është një nga figurat më të vlerësuara të shoqërisë civile në Kosovë dhe një mbrojtëse e palodhur e të drejtave të njeriut.
Ajo është themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT). Që nga viti 1999, Rushiti ka udhëhequr betejën për rehabilitimin mjekësor dhe psikologjik të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Rushiti konsiderohet si personi kyç që loboi për njohjen ligjore të statusit të viktimave të dhunës seksuale të luftës, duke u siguruar atyre mbrojtje institucionale dhe dinjitet shoqëror.
Në vitin 2018, Feride Rushiti u nderua nga Departamenti Amerikan i Shtetit me çmimin prestigjioz “Gratë e Guximshme” (International Women of Courage), i cili u nda në Washington në shenjë mirënjohjeje për guximin dhe lidershipin e saj të jashtëzakonshëm.
Me profesion mjeke, Rushiti ka dedikuar mbi dy dekada të karrierës së saj në shërbim të kategorive më të ndjeshme të shoqërisë, duke u shndërruar në një simbol të drejtësisë dhe humanizmit në vend.
Ndërkohë, përmes një postimi në Facebook, Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve të popullit që të marrin pjesë në votim.
“I ftoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese”, ka shkruar ajo.