Melania futet poshtë tavolinës, momenti kur Trump dhe Zonja e Parë largohen pas të shtënave
2
Të shtëna me armë zjarri janë regjistuar në darkën vjetore të Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Darka sapo kishte filluar kur një rrëmujë e madhe u dëgjua në hyrje të sallës.
Më pas u dëgjuan britma: “Poshtë! Poshtë!”.
Të pranishmit menjëherë u shtrinë në dysheme, shumë prej tyre duke mbajtur lart telefonat për të regjistruar video, ndërsa presidenti dhe zonja e parë Melania Trump, të cilët ishin ulur në tryezën qendrore në një vend të ngritur përballë mysafirëve, u larguan nga rojet e sigurisë.
Agjentët e shërbimit sekret hynë në dhomë të armatosur rëndë.
Forcat e sigurisë më pas urdhëruan mysafirët, gazetarë, ministra, politikanë dhe personalitete të ndryshme, të largoheshin nga salla e madhe.
Në videot që janë bërë publike, presidenti Trump është ulur në tryezën e nderit ndër të tjerë me zëvendëspresidentin JD. Vance dhe zëdhënësen e tij Caroline Levitt, si dhe gazetarë.
Siç shihet edhe nga pamjet Trump largohet menjëherë nga sigurimi i tij.
Në momentet e para të kaosit, Melania fshihet duke u futur poshtë tavolinës për t’u mbrojtur.
Të njëjtën gjë bënë edhe dhjetëra të ftuar të cilët kërkuan strehim nën tavolina, ndërsa dëgjoheshin krisma.
@sabirhussain7480♬ original sound – MS NOW