Rikthimi i vëllezërve Veshaj me programin e tyre të ri “late night show” në platformën X-Media ka sjellë menjëherë lajme të bujshme për showbiz-in shqiptar.
Për herë të parë pas shumë kohësh, Donald Veshaj ka thyer heshtjen dhe u është përgjigjur pyetjeve të publikut, duke folur hapur për jetën e tij personale dhe planet e së ardhmes me moderatoren Bora Zemani.
Gjatë bisedës, Donaldi konfirmoi atë që fansat prisnin prej kohësh: dyshja po planifikon të kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë pikërisht këtë verë!
Megjithatë, duket se çifti ka një vizion paksa të ndryshëm se si duhet të organizohet dita e tyre e madhe. Donaldi zbuloi me humor dallimin mes dëshirave të tij dhe atyre të Borës, duke u shprehur:
“Unë dhe Bora po mendojmë për një dasmë. Vetëm se ajo do diçka të madhe, unë dua diçka festë intime, me 20-25 të ftuar. Jemi në këto ujëra dhe këtë verë duam të bëjmë dasmë.”
Përveç dasmës, aktori nuk i ka shpëtuar as pyetjeve për zgjerimin e familjes. Ai pranoi se ardhja e një fëmije është një dëshirë e madhe e të dyve, por theksoi se preferon që gjërat të bëhen me hapa të sigurt dhe sipas radhës tradicionale.
“Unë do preferoja të bëhesha baba pas dasmës. E kemi në plan e duam shumë. Pres të martohem edhe bebi…” – zbuloi Donaldi.