Kush s’lëshon pe, e ka për nevoja të veta kokëforta, për të thënë ‘kisha të drejtë’

April 25, 2026


Djali i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi, ka shkruar lidhur me ngërçin politik në vend sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri, shkruan Express.

Ai ka thënë se secila palë duhet të lëshojë pe nga pak për të arritur kompromisin që do të shmangte zgjedhjet e reja.

Sipas tij, kush nuk vepron kësisoj, e bën me qëllim dhe i konvenon gjendja.

“Politika është matematikë e saktë si çdo fenomen e proces në natyrë. Mirëpo nuk bën me këmbëngulë me pasë ‘aq shumë të drejtë’ në këtë situatë, por duhet k o m p r o m i s, ku secila palë negociatore lëshon pak pe dhe gjindet një zgjidhje( për të mos shkuar në zgjedhje)! Këtu është e qartë një gjë: kush nuk bën kompromis, atë e bën me qëllim, pra i konvenon kjo gjendje (për nevoja të veta kokëforta që ‘ai ka të drejtë’)!
Me nderime!”, ka shkruar Demaçi.






Source link