“Ferma VIP” vazhdon të prodhojë dinamika të forta dhe debate të nxehta edhe përtej mureve të shtëpisë.
Mbrëmja e së premtes shënoi një tjetër largim me peshë nga gara, atë të Ermjona Lekbellos.
Menjëherë pas eliminimit, ajo ka dhënë deklaratën e saj të parë publike nga studio e spektaklit, e cila ishte gjithçka tjetër veçse e qetë.
Ermjona e bëri të qartë se largimi i saj nuk ishte thjesht një rrjedhojë e lojës, por rezultat i makinacioneve dhe ndikimeve të drejtpërdrejta nga një grup i caktuar banorësh.
Pa i kursyer aspak emrat, ish-fermerja ka “shënjestruar” disa prej konkurrentëve, duke i cilësuar strategjitë dhe sjelljet e tyre si tërësisht të djallëzuara.
Me tone mjaft të ashpra, Ermjona u shpreh:
“Kishte njerëz që donin të më hiqnin qafe. Janë shumë të djallëzuar. Vanesa me lot krokodili, Indri që futi dy femra në mes dhe tha ‘më falni’, Iliri që bën lojën që do t’i ngatërrojë. Shpresoj mos jenë djaj. Bora që ndenjti deri në mëngjes dhe na tregoi përralla. Vajza ime është 27 vjeçe dhe më duket ‘dede’ (engjëll) përpara atyre 26-vjeçareve atje, sepse nuk ka djallëzi. Këto janë edhe jashtë kështu!”