Shokuese! Konkurrenti i reality show-t tenton të mbysë bashkëpjesmarrësen!

April 24, 2026


Një ngjarje tejet e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur ditën e djeshme reality show-n serb “Elita 9”, i cili transmetohet në Pink Tv.

Formati, që funksionon me dinamika të ngjashme si ato të “Big Brother” ku banorët bashkëjetojnë nën monitorimin e vazhdueshëm të kamerave, është kthyer në skenën e një episodi të frikshëm dhune.

Gjatë një debati mes banorëve, situata ka dalë plotësisht jashtë kontrollit. Një prej konkurrentëve meshkuj, i identifikuar si Asmini, ka sulmuar fizikisht një vajzë (Majën), duke i hedhur duart në fyt.

Përshkallëzimi i shpejtë dhe agresiviteti i momentit kërkuan një ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar pasoja më të rënda.

Pas aktit të dhunshëm, Asmini ka tentuar të shpjegojë versionin e tij para banorëve të tjerë, duke pretenduar se gjithçka erdhi si pasojë e provokimeve të vazhdueshme të Majës, e cila, sipas tij, e kishte qëlluar dhe nuk e linte të flinte.

Në përpjekje për t’u shfajësuar për humbjen e kontrollit, ai u shpreh:

“Ajo më qëllon një herë dhe unë kthehem dhe bie në gjumë. Ajo më zgjon pas gjysmë ore dhe thotë ‘kthehu nga unë, nuk mund të flesh kur të duash’. Pesëmbëdhjetë herë dhe kthehem përsëri dhe ajo thotë ‘Mbulohu’ dhe unë mbulohem, dhe ajo më qëllon përsëri. Pastaj ia shtrydha kokën. As nuk e di se ku e mbaja.”

Videoja e këtij sulmi ka gjetur menjëherë rrugën drejt rrjeteve sociale, duke u bërë virale brenda një kohe shumë të shkurtër.

Publiku dhe ndjekësit e programit kanë shpërthyer në indinjatë, duke e dënuar ashpër dhunën e ushtruar dhe duke kërkuar marrjen e masave ekstreme nga produksioni për skena të tilla të papranueshme në një transmetim televiziv.



Source link