“Ora po ecën për Iranin” – Trump reagon ashpër
1
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përdorur platformën e tij Truth Social për t’u dërguar një mesazh të qartë mediave dhe udhëheqjes në Teheran.
Përmes një postimi të fundit, Trump ka hedhur poshtë raportimet se ai është “i shqetësuar” ose i nxituar për t’i dhënë fund tensioneve dhe konflikteve aktuale.
Në reagimin e tij, i cili u citua edhe nga BBC, Trump u shpreh se presioni i kohës nuk rëndon mbi supet e tij, por mbi ato të Iranit.
“Unë kam gjithë kohën e botës, por Irani jo – Ora po ecën!”, ka shkruar ai, duke sinjalizuar se SHBA nuk do të pranojë kushte të pavolitshme thjesht për hir të një marrëveshjeje të shpejtë.