Hetimet për AKSHI-n, SPAK sekuestron 39 pasuri të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit

April 21, 2026


Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur sekuestrimin e një numri të konsiderueshëm pasurish të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, si dhe disa personave të tjerë të përfshirë në hetim për dosjen e AKSHI-t.

Sipas gazetares Klodiana Lala, vetëm Ergys Agasit i janë sekuestruar 29 pasuri të paluajtshme, përfshirë apartamente, vila dhe sipërfaqe toke në zona të ndryshme të Tiranës dhe Durrësit.

Po ashtu, ndaj tij janë bllokuar shtatë llogari bankare, si dhe kompania “AE SOLUTION”.

Ndërkohë, për Ermal Beqirin, SPAK ka vendosur nën sekuestro 10 pasuri të paluajtshme, mes të cilave edhe një jaht luksoz. Po ashtu janë bllokuar llogaritë e kompanisë “Soft&Solution”, tetë automjete dhe llogaritë personale të vetë Beqirit.

Në kuadër të të njëjtit hetim, masa bllokuese janë vendosur edhe ndaj disa subjekteve tregtare. Konkretisht, fondet e kompanive “FIRST” të Gëzim Hoxhës, “Fasttech” dhe “Fasttech&Fresh” të Andis Papës, si dhe “Albascan” të Elision Jorgjit janë vendosur nën sekuestro.



Source link