Vrasje e trefishtë në lagjen “Aeroporti i Vjetër”, vriten dy vëllezër nga Rozhaja
1
Një krim i rëndë ka tronditur sot Malin e Zi, ku tre persona janë gjetur të vrarë në lagjen “Aeroporti i Vjetër” në Podgoricë.
Sipas informacioneve zyrtare nga policia, viktimat janë tre burra të moshës madhore.
Burime brenda policisë për mediat malazeze kanë bërë të ditur se në mesin e të vrarëve janë dy vëllezër nga Rozhaja, Denis Hot (28 vjeç) dhe Nezrin Hot (27 vjeç). Krimi dyshohet se ka ndodhur gjatë natës në një banesë me qira, ku viktimat po qëndronin pasi punonin në ndërtim në Podgoricë.
Policia është vënë në kërkim të personit të dyshuar, Vehid Muriq nga Rozhaja. Ai dyshohet se ka vrarë tre shokët e tij me të cilët punonte, pas disa mosmarrëveshjeve personale. Sipas informacioneve paraprake, vrasjet dyshohet se janë kryer me armë të ftohtë (thikë).
Ngjarja ka marrë përmasa edhe më tragjike kur është mësuar se i dyshuari, pasi ka kryer krimin në Podgoricë, është kthyer në qytetin e tij të lindjes, në Rozhajë.
Aty, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në shtëpinë e familjes. Ka qenë pikërisht denoncimi i familjes për dhunën në Rozhajë që ka çuar policinë në zbulimin e tmerrshëm të vrasjes së trefishtë në Podgoricë.
Policia njofton se ky krim nuk lidhet me përplasjet e grupeve kriminale, por ka ndodhur për motive personale. Aktualisht, forca të shumta policore janë në kërkim të intensiv të Vehid Muriqit.