E rëndë/ Shkrumbohet lokali në Parkun Kombëtar të Qafështamës, si shkak dyshohet

April 21, 2026


Një lokal është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Parku Kombëtar i Qafështamës.

Sipas informacioneve paraprake, lokali në pronësi të Bukurosh Balliut, i cili ndodhej vetëm pak metra larg burimit të njohur burimi “Nëna Mbretëreshë”, është djegur plotësisht nga zjarri.

Si pasojë e flakëve, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike ose goditje rrufeje, megjithatë pritet që hetimet të zbardhin shkaqet e plota të ngjarjes.



Source link