Klajdi Musabelliu sqaron dashurinë për Elvana Gjatën por nuk është ajo që prisnim


Klajdi Musabelliu ka sqaruar së fundmi deklaratat e bëra gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Albania 4”, ku kishte shprehur një “dashuri” për këngëtaren Elvana Gjata.

Në një intervistë për emisionin “Pushime on Top” në Top Channel, ai theksoi se ndjesia që kishte ndarë ishte më tepër artistike dhe nostalgjike sesa personale.

I pyetur nga moderatori Eni Shehu për mundësinë e një bashkëpunimi me Elvanën, Klajdi u përgjigj fillimisht me ironi: “Më ka marrë shumë herë në telefon, por kam qenë i zënë.”

Më pas ai sqaroi se lidhja me Elvanën daton që në fillimet e karrierës së tij, kur të dy ishin pjesë e një performance në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, në vitin 2003.

“Elvana është një dashuri më vete,” tha Klajdi, duke theksuar se do të ishte i hapur për një bashkëpunim muzikor me të.

Ai sqaroi gjithashtu se nuk e ka kontaktuar kurrë drejtpërdrejt, duke e cilësuar gjithçka si një shaka që lindi brenda formatit të BBVA. “E nisa si shaka këtë gjë dhe brenda në Big Brother, prej Loredanës, pra, siamezes së saj. Ajo ma riktheu atë dashurinë artistike që kam për Elvanën,” tha ai.

Musabelliu bëri të qartë se deklarata të tilla brenda reality show-t janë shpesh të theksuara qëllimisht dhe se publiku duhet t’i marrë me rezervë.

Source link



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *