Drejtoria e Taksave të Bashkisë së Tiranës rikujton se 20 prilli është afati i fundit për bizneset për të paguar këstin e parë (50%) të taksës së pasurisë së paluajtshme. Nëse pagesa nuk kryhet brenda kësaj date, aplikohen kamatëvonesa dhe gjoba.
Afatet për taksën e ndërtesës për prona me qëllim tregtar mbeten të pandryshuara: 50% paguhet deri më 20 prill dhe 50% e mbetur deri më 30 qershor.
Ndërkohë, për taksat dhe tarifat e tjera vendore, afati i pagesës është deri më 31 maji, sipas ndryshimeve të miratuara në korrik 2025.
Gjithashtu, bizneset dhe pronarët e pronave tregtare duhet të përditësojnë të dhënat e tyre (si xhiro, vendndodhje apo sipërfaqe) përmes formularit të vetëdeklarimit në portalin e-Albania, për të siguruar llogaritje të sakta të detyrimeve dhe për të shmangur pasaktësitë./skyweb.al