Aksident i frikshëm në vend, raportohet për 6 të plagosur

April 20, 2026


Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 12:30 në aksin Peshkopi–Maqellarë, duke përfshirë dy automjete të drejtuara nga shtetasit T.N., 65 vjeç, dhe I.H., 33 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, si edhe katër pasagjerë që udhëtonin me ta.

Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 12:30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin T.N., 65 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin I.H., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Top Channel



Source link