Katastrofë për shkak të vendimit

April 19, 2026


Zjarri i rënë në landfillin e Bushatit ka sjellë reagime të forta nga përfaqësues të Partisë Demokratie në qarkun Shkodër.

Nënkryetari i kësaj force politike dhe drejtuesi politik i qarkut, Luçiano Boçi, si dhe deputeti Kliti Hoti, e cilësojnë situatën si një katastrofë të paralajmëruar dhe pasojë të keqmenaxhimit të mbetjeve.

Boçi publikoi pamje nga vendi i ngjarjes, duke e përshkruar landfillin si një “katastrofë mjedisore dhe shëndetësore”. Ai akuzon qeverinë për mbingarkim të landfillit me mbetje nga disa qarqe dhe për dështimin e inceneratorëve, ndërsa hedh dyshime se zjarri mund të jetë i qëllimshëm për të krijuar hapësira të reja depozitimi. Sipas tij, situata ishte paralajmëruar më herët nga opozita dhe ekspertët, por nuk u morën masa.

Nga ana tjetër, deputeti Hoti thekson se banorët e Shkodrës dhe Vaut të Dejës “po thithin toksina” si pasojë e zjarrit. Ai e cilëson ngjarjen jo si aksident, por si rezultat të mungesës së kontrollit, investimeve dhe të keqmenaxhimit të skemës së mbetjeve.

Hoti kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe mbajtjen e përgjegjësive, ndërsa të dy përfaqësuesit e opozitës e konsiderojnë situatën një rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.



Source link