Një sherr mes të rinjsh është regjistruar sot në Vlorë, ku një person është goditur me shkelme dhe grushte, në zonën e Plazhit të Vjetër.
Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi raporton se i riu është goditur nga disa persona.
Dëshmitë nga vendngjarja tregojnë një situatë të tensionuar, ndërsa të pranishmit janë përpjekur të ndërhyjnë për të ndalur përplasjen.