ME LOT NË SY NË FINALEN E MADHE! Sara Hoxha surprizon Ledion Liçon, ja momenti që preku zemrat e të gjithëve!

April 18, 2026


Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço.

Ai u shfaq i habitur pas një klipi surprizues nga Vëllai i Madh, në të cilin u shfaqën nëna dhe tre fëmijët e tij.

“Jam shumë krenare për ty, për njeriun që je sot. Ke treguar forcë, durim që më kanë habitur. Për mua, suksesi yt nuk matet me si sillesh. Faleminderit që je djali që je. Të dua, bir”, u shpreh nëna e moderatorit.Ndërkohë, në klip, fëmijët iu drejtuan Ledionit duke thënë: “Babi, unë jam shumë krenar për ty që bën këtë punë. Nuk ka numër që i afrohet aq sa të dua unë. P.S., a mund të shoh vetëm finalen?”

“Babi, unë jam shumë krenar për punën që ke bërë. Të dua shumë. Ti je më i miri.”

“Babi, të bëra me ylber. Të dua shumë.”

“Unë nuk meritoj as 1/100-tën e kësaj që ndodhi. Ju jam përjetësisht i përulur dhe përjetësisht falënderues”, tha Ledioni pas klipit.

Monika Kryemadhi iu drejtua moderatorit, duke i thënë: “Çfarë dashurie ka fëmija, kur një burrë i madh shumë, bëhet shumë i vogël përpara tij”.

“Çfarëdo lloj gjëje do thoja unë tani, do ishte e pavlerë. Unë jam munduar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe kjo është hera e vetme që unë e lejoj veten të jem kaq vulnerabël si Ledion, jo si moderator. Jam në një pikë që e kam shumë të vështirë të lotoj, më duket sikur lotët më janë tharë. Por nuk jam fort i bindur që meritoj asgjë nga këto që kam. Dhe nuk jam fort i bindur që unë dhe shumë nga e gjithë kjo meritojnë Sara Hoxhën”, u shpreh Ledion Liço.



Source link