Doja ta çoja luftën time deri në fund

April 18, 2026


Në klipin përmbledhës të rrugëtimit të saj në Big Brother VIP, Selin ka treguar edhe arsyen se përse vendosi të qëndronte akoma në lojë, edhe pas kërkesës të së ëmës.

Finalistja u shpreh se ai takim me të ëmën nuk shkoi ashtu siç e priste, dhe arsyeja e vetme që ajo nuk i mori për bazë fjalët e saj për të lënë garën dhe për t’u kthyer në shtëpi ishte sepse donte ta çonte luftën e saj deri në fund.

“Takimi me mamin ishte një nga momentet që po e përjetoja me shumë lumturi. Takimi nuk shkoi ashtu siç unë e kisha parashikuar. Vendimi im për të vazhduar garën ka qenë vetëm si dëshirë për t’i shkuar deri në fund garës dhe për të çuar luftën time deri në fund.Nëse ky vendim i imi e ka lënduar diçka mamin tim, të ketë pasur mundësinë të më mirëkuptojë. Dëshira ime e vetme ka qenë të bëj familjen time bashkë”, u shpreh Selin.



Source link