Haxhiu bën homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani
1
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe tek varrezat e Dëshmorëve në Velani, në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.
“Si Ushtruese e Detyrës së Presidentes, e lartësoj veprën e Dëshmorëve tanë. Kontributi i tyre ndihmoi që Kosova të çlirohet, të jetë e lirë, dhe e pavarur”, ka deklaruar Haxhiu.
Ajo shtoi se si institucione të Kosovës, e kanw “për obligim që asnjëherë të mos e harrojnë veprën e atyre që kanë vepruar në rrethana kur gjithçka ka qenë më e vështirë”.
“Ata dhanë gjithçka nga vetja e tyre, që sot ne ta kemi një shtet të lirë, një shtet të pavarur. E ne si institucione të Republikës së Kosovës obligohemi që të angazhohemi edhe më shumë që Kosova, shteti ynë, të jetë një vend ku të gjithë trajtohen në mënyrë të dinjitetshme, ku ka barazi, ku ka drejtësi dhe ku ka zhvillim ekonomik”.