Emisioni “Goca dhe Gra” ka sjellë debate dhe zbulime të papritura, ku i ftuar në panel ishte opinionisti i njohur, Arjan Konomi.
Ndonëse fokusi i bisedës ishin katër finalistët e formateve aktuale dhe dinamikat e ekranit, Arjani e ka kthyer vëmendjen pas në kohë, te një nga programet më të komentuara ku ai vetë ka qenë protagonist i padiskutueshëm: “Për’puthen”.
Opinionisti nuk i ka kursyer aspak deklaratat e forta dhe pa doreza lidhur me ngjarjet e fshehta të emisionit të dashurisë.
Sipas Konomit, situatat tejkalonin qëllimin e formatit për njohje të reja. Ai pretendoi se disa nga konkurrentët krijonin marrëdhënie intime dhe kryenin marrëdhënie seksuale jashtë kamerave.
Gjatë bisedës, ai përmendi edhe emrin e Shqipe Hysenajt.
“Ka qenë një vajzë, Shqipe Hysenaj. Ç’bënin këto? Merrnin famën, krijonin gjithë atë situatë, krijonin edhe marrëdhënie, bënin seks me konkurrentët aty dhe shkonin në emision e bënin takim, por bëhej fallco. Dhe ai djali është i martuar tani”, tha Konomi.
Për të thelluar më tej dritëhijet e atyre prapaskenave, Arjani theksoi se formati përballej me raste flagrante ku konkurrentët, të cilët vinin për të gjetur dashurinë, rezultonin të kishin lidhje paralele jashtë emisionit, e madje ndonjëherë rezultonin të ishin të martuar.