Transferimi i Dodajt në Bullgari, Vllaznia përfiton 450 mijë euro dhe jo vetëm. Zbulohen detajet mes klubeve


Kevin Dodaj do të jetë lojtari më i ri i CSKA-së së Sofies. Vllaznia dhe klubi bullgar kanë arritur akordin, ndërsa shifra e përfituar do të kapë një total prej 450 mijë eurosh.

Screenshot 2025-07-18 161418

“Shkodra Sport” ka zbuluar detajet e këtij transferimi. Vllaznia do të ruajë edhe 15% të kartonit në këtë rast.

19-vjeçari spikati në vetëm një vit me Vllazninë. Në total me ekipin e parë ka numëruar 55 paraqitje deri tani ku ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 4 të tjerë.

Vllaznia ndërkohë po përgatitet për turin e ardhshëm në Ligën e Konferencës. Kuqeblutë do të përballen me Vikingurin në raundin e dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *